Ilustrim
Keqpërdorimet me patentë shoferë në Pejë – arrestohet edhe një person
Një person u arrestua nga Policia e Kosovës për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit”.
Rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë viteve 2022 dhe 2023 në rajonet e Pejës dhe Prishtinës.
Personi i arrestuar, me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.
Disa zyrtarë të Njësisë për patentë shoferë në Pejë ishin arrestuar më 23.07.2024.
Kështu ka thënë zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një video adresimi.
“Më 02.02.2024 kemi mbajt edhe një konferencë për media ku i kemi paraqitur të gjitha të gjeturat tona që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin në njësinë për patentë shoferë në Pejë” – pati thënë zëvendësministri.
Më 02.02.2024 Prokuroria Themelore e Pejës kishte njoftuar se ka nisur hetimet për dyshimet për keqpërdorime lidhur me patentë shoferë, të ngritura po atë ditë nga zëvendësministri Durmishi.
Në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Shkodran Nikçi kishte thënë se çështja është duke u hetuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda.
“Ajo çka mund të konfirmoj është se rasti është duke u hetuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të japim më shumë detaje” – ishte shprehur Nikçi.
Keqpërdorimet me patentë shoferë në Pejë, Durmishi njofton për arrestimin e disa zyrtarëve