Këngëtarja kroate përballet me kallëzim penal për "tallje" të himnit kombëtar

Një këngëtare që performoi në përurimin e presidentit të ri të Kroacisë po përballet me kallëzim penale për performimin e himnit kombëtar.

Ankesa e paraqitur nga një avokat kroat, thotë se performanca e Josipa Lisac qëllimisht tallet me himnin, shkruan BBC.

Por kompania që e përfaqëson dhe sindikata e muzikantëve thanë se kërkesa tregoi një “mospërfillje të plotë të lirisë artistike”.

Sipas ligjit kroat, mosrespektimi i himnit kombëtar mund të rezultojë me një vit burgim.

Këngëtarja veterane Josipa Lisac ka fituar dhjetëra çmime gjatë karrierës së saj 53-vjeçare, dhe është e njohur për shfaqjet e saj idiosinkratike dhe sensin e modës.

Ajo këndoi “Atdheu ynë i bukur”, e shoqëruar nga pianisti i xhazit Zvjezdan Ruzic, gjatë ceremonisë së betimit për Presidentin e Kroacisë Zoran Milanoviç të martën.

Performanca e saj goditi një ton të ndryshëm ndaj tonit bombastic të zakonshëm të himnit kombëtar.

Por në kallëzimin penal, Bosko Zupanoviç pretendon se performimi i Josipa Lisac ishte “jo shoqërisht i pranueshëm” dhe theu ligjin kroat.

Zupanoviq – i cili zotëron disa biznese dhe një webfaqe lokale – pretendon se Znj. Lisac përdori “artikulim dhe tonalitete tallëse” për të tallur vendin.

“Unë nuk dua vëmendjen e mediave,” i tha z. Zupanoviç për median Index.hr.

“Unë e shfrytëzova kohën time për të shkruar këtë kërkesë sepse konsideroja se ishte detyra ime qytetare.”

Në një deklaratë të përbashkët, Kroacia Records dhe Unioni i Muzikantëve në Kroaci thanë se situata ishte “dëshmi e mëtejshme se jetojmë në një shoqëri ku vlerat themelore njerëzore dhe kulturore janë në tokë të lëkundshme”.

Ata shtuan se zonja Lisac, 70 vjeç, nuk do të komentonte publikisht mbi akuzat kundër saj.