Këngëtarët e dasmave nën llupën e ATK

Një aksion i gjerë i Administratës Tatimore të Kosovës ka në shënjestër sallat e dasmave dhe ahengjeve.

KALLXO.com mëson se aksioni po zhvillohet në disa lokacione ku po mbahen ahengje dhe synon kontrollin e pagesës së tatimit nga bizneset e përfshira në këto ahengje.

Nën llupën e ATK-së janë pronaret e restauranteve/sallave, këngëtarët dhe muzikantët e angazhuar për argëtim, kameramanët apo bizneset e xhirimit dhe fotografisë. Kallxo mëson se disa prej tyre janë arsyetuar se janë duke kënduar pa para.

Në kontroll kërkohen kontratat për shërbime dhe rregullsia e kuponave fiskalë.