Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kënd e përkrahu diaspora për kryetar të Gjilanit?

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot janë numëruar votat e ardhura me postë për kandidatët për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Në bazë të rezultateve të këtyre votave, kandidati më i votuar nga ana e diasporës është kandidati i LVV, Alban Hyseni, me 199 vota.

Ndërsa, kandidati i LDK-së, Lutfi Haziri, ka marrë 99 vota.

Kandidatët e tjerë, Nazim Gagica nga AAK ka marrë 1 votë, Lulzim Bexheti 4 vota, Gani Neziri 1 votë dhë kandidatja e PDK-së, Leonora Morina Bunjaku 20 vota.

Dy partitë e para, LVV me 44,43% dhe LDK më 43,81% do të ballafaqohen në balotazh.

Kurse, PDK në zgjedhjet e 17 tetorit në Gjilan ka dalë partia e tretë më 3,438 vota apo 8,24%.

Sot ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga jashtë gjatë periudhës njëmuajshe 15 shtator – 15 tetor 2021.

Zgjedhjet për kryetar të komunës janë mbajtur të dielën, më 17 tetor.

Sipas rezultateve preliminare të shpallura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani 21 komuna do të shkojnë në balotazh. Ndërsa, 17 prej tyre deri më tani sipas rezultateve preliminare i kanë më shumë se 50 për qind të votave.