Aksident trafiku - Foto: Rtv21

Këmbësorja goditet nga vetura, pëson thyerje në këmbë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në Mamushë.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 13:40.

Sipas Policisë, vozitësja nga pakujdesia ka goditur këmbësoren.

Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar frakturë në këmbë dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

Rasti është duke u hetuar.

Rasti po trajtohet si aksident me të lënduar.