Foto: Ilustrim

Këmbësorja goditet nga vetura në Shtime

Një këmbësore është goditur nga një veturë pasdite e djeshme në Shtime.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur kur vozitësi i në veturë, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, e cila si pasojë e goditjes ka pësuar lëndime trupore.

Pas aksidentit, këmbësorja e cila është goditur nga vetura është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar na ana e policisë.

Në lidhje me këtë rast nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.