Këmbësorja goditet nga vetura në Prishtinë

Një këmbësore është goditur nga një veturë në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrëugën “Ilir Konushevci”.

“Rreth orës 08:30, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor .

Ahmeti ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.