Këmbësorja goditet nga vetura në Prishtinë - FOTO

Para pak minutave një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën rrugën “Eqrem Çabej”, në afërsi të sallës “1 Tetori” në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve këmbësorja nga goditja e veturës ka pësuar lëndime dhe ende nuk dihet për gjendjen e saj shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipet emergjente mjekësore dhe Policia e Kosovës.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te goditja e këmbësores nga vetura.