Ilustrim

Këmbësorja goditet nga vetura në një fshat të Podujevës

Një aksident trafiku me lëndime raportohet se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Llugë të Podujevës.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Policia ka bërë të ditur se vozitësi i veturës derisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësoren, e cila si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar në QKUK dhe është hospitalizuar pasi ka pësuar lëndime të rënda trupore.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.