Ilustrim

Këmbësorja goditet nga vetura në Kovragë të Istogut

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 13:10, në fshatin Kovragë të Istogut.

Sipas njoftimit, një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren.

Si pasojë, viktima e këtij rasti është dërguar në Spitalin e Pejës dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.