Ilustrim

Këmbësori vdes pasi goditet nga kamioneta në Kaçanik

Policia e Kosovës njofton se në Kaçanik se ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kishte qenë i përfshirë një  kamionetë me targa vendore dhe një këmbësor.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishte pësuar këmbësori i cili menjëherë është dërguar në emergjencën e Ferizajt e më pas edhe në QKUK. Për shkak të lëndimeve të marra në aksident, i lënduari ka ndërruar jetë, ndërsa trupi i pajetë i tij me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.

Aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:10.

Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia njofton se edhe dy aksidente tjera trafiku kanë ndodhur në Shtime prej nga të aksidentuarit kanë marrë lëndime trupore.