Ilustrim

Këmbësori lëndohet rëndë nga aksidenti në Besi

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga aksidenti i trafikut që ka ndodhur në fshatin Besi të komunës së Prishtinës kanë mbetur dy këmbësorë të lënduar, njëri prej tyre rëndë.

Sipas Policisë, drejtuesi i veturës nga pakujdesia ka goditur dy këmbësorë, një burrë dhe një grua.

Të dy këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore për të cilat iu është ofruar tretman mjekësor.

Por sipas Policisë, viktima burrë është në gjendje të rëndë.

I dyshuari është arrestuar dhe me me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 21:23.