Policia/Ilustrim

Këmbësori goditet nga vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Plavë të Dragashit.

Policia ka njoftuar se një person i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Policia në lidhje me këtë rast nuk ka raportuar për ndonjë person të arrestuar apo të ndaluar.