Policia në trafik (Arkiv). Foto: Kallxo.com

Këmbësori goditet nga një veturë në Arllat

Një këmbësore ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga një veturë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Arllat.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një të dyshuar, pasi që duke drejtuar veturën e tij me targa vendore ka goditur këmbësoren e cila ishte duke kaluar rrugën, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor.

Sipas PK-së, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.