Ilustrim

Këmbëngulja e aktivistëve, sërish rrjedh ujë në lumin në bjeshkët e Deçanit

Organizata joqeveritare “ Pishtarët”, e cila po avokon për të mos e dëmtuar rrjedhën e lumenjve nga bjeshkët e Deçanit, ka njoftuar se lumit i është kthyer rrjedha e zakonshme e ujit.

“Pishtarët” përmës një postimi në Facebook kanë thënë se kompania që po ndërton një hidrocentral “Kelkos Energy” e fuste ujin e degës së  lumit Lumbardh në gypa duke e lënë shtratin e tij pa ujë.

Kjo organizatë ka theksuar se kjo është vetëm një degë e Lumbardhit që është lëshuar pasi që të tjerat janë të pa dukshme nga rruga kryesore dhe prapë mbesin të thata.

Postimi i plotë i organizatës, “Pishtarët”:

Pishtarë të nderuar- ja edhe rezultati i punës tonë së bashku. Kelkosi e pau që nuk janë të paprekshëm në Deçan 

Këtë degë të lumbardhit, që vjen prej bjeshkës së Roshkodolit, nuk e kemi parë asnjehere me ujë sepse Kelkosi e fuste te tërë rrjedhën e lumit në gypa diku me lartë duke e thyer rënde ligjet e Kosovës që kerkojne te sigurohet se shtrati i lumit duhet të ketë gjithmonë ujin e duhur për të mbështetur gjithë jeten e gjallë qe ish dashtë te zhvillohen ne këtë lum, sidomos peshqit qe gjithmone kanë qenë te dukshem ne kete rrjedhë.

Pas kercnimit dhe padise nga avokatët Koci dhe Vokshi, dhe ditën që u bë e dijshme se, ne, Pishtarët nuk do te terhiqem nga mbrojtja e vendit tonë dhe Deçanasët që ngriten zërin me ne nuk janë vetëm por kanë përkrahje dhe siguri edhe nga Kushtetuta dhe populli i gjithë Kosovës- uji u lëshua në lum. Sot është bëre nje javë që nuk është ndalur më(po flasim per diten se natën nuk kemi evidentuar).

Kjo eshte vetem nisja sepse kjo është vetem nje dege e lumbardhit. Rrjedhat qe nuk jane te dukshme nga rruga kryesore prapë mbesin te thata. (Ta dije Kelkosi se i inspektojme çdo ditë). Por ne do të vazhdojmë te kerkojme respektim te ligjit dhe jetës në Gryke te Deçanit. Deçani e ka mbrojtë vendin në okupim, ne luftë, dhe do ta mbrojmë sa herë të është nevoja, qoftë edhe pergjithmonë

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.