FOTO: Gryka e Decanit

Kelkos Energy mirëpret krijimin e komisionit parlamentar për hidrocentralet

Kompania ‘Kelkos Energy’ përmes një komunikate për media ka thënë se e mirëpret krijimin e komisionit hetues parlamentar për hidrocentralet në Kosovë.

Ky komision është propozuar nga Haxhi Avdyli i LDK-së dhe ka marrë mbështetjen e 41 deputetëve të tjerë, ndërsa është si pikë në rend të ditës në seancën e 14 gushtit në Kuvend.

Kelkos përmes komunikatës ka thënë se shpreson që me punën e këtij komisioni parlamentar do t’i jap fund, sipas tyre, gamës së shpifjeve dhe akuzave të pavërteta për projektet që janë zhvilluar në Kosovë.

“Ne vërtetë besojmë që, bazuar në punën e këtij komisioni, Kosova do të ri‐hyjë në qëndrimin pozitiv që ka mbarë Bota ndaj projekteve miqësore me mjedisin, dhe përfaqësuesit politik do të marrin përgjegjësinë e vet për një prespektivë të energjisë së gjelbër për njerëzit e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Të premten mblidhet Kuvendi, në rend dite formimi i Komisionit Hetimor për hidrocentralet

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.