KEK-u zgjat orarin e punës në 12 orë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka vendosur që të operojë në orarin e punës çdo 12 orë, pas gjendjes së krijuar nga coronavirusi.

Sipas vendimit të KEK-ut, versioni i parë në prodhim do të vazhdojnë të operojnë me katër ndërrime A, B, C dhe D por ndërrimi do të ketë 12 orë punë dhe atë 07:00-19:00 dhe 19:00-07:00.

Ky vendim do të fillojë së zbatuari nga data 23 mars në ndërrim të parë.

“Kjo nënkupton operimin e departamenteve si ne vijim: PRODHIMI – do te vazhdojnë te operojnë me katër ndërrime A, B, C dhe D por ndërrimi do te ketë 12 ore pune dhe atë 07:00-19:00 dhe 19:00-07:00. MIREMBAJTJA – do te operoj ne dy ndërrime A dhe B dhe atë ne orarin 07:00-19:00 (kjo nënkupton një dite ndërrimi A ndërsa ditën tjetër ndërrimi B, dhe vazhdon ne këtë cikël). Ne rast te mungesës se personelit te mirëmbajtjes për organizim ne dy grupe A dhe B, është detyre e DE dhe departamenteve përkatëse te divizionit te bëjnë riorganizimin e mirëmbajtjes ne kudër te një ndërrimi”, thuhet në vendim.

Ndërkaq, versioni i dytë në departamentin e prodhimtarisë do të operojë me dy ndërrime A dhe B, çdo 12 orë ndërsa ajo e mirëmbajtjes do të operojë në vetëm një ndërrim A.

“Komiteti i sigurisë ne takimin e sotëm e ka analizuar edhe rastin e me te keq te mundshëm dhe atë ne rast te shpalljes se gjendjes se jashtëzakonshme dhe me raste te shumta te personelit te KEK-ut te prekur nga epidemia Covid 19 me theks te veçante ne personelin kyç te prodhimit dhe mirëmbajtjes”,

“Menaxhmenti i KEK te filloj qysh tani kontaktet me institucionet relevante te Qeverise se Republikës se Kosovës qe ne rast te zbatimit te këtij te sigurohet banimi dhe shërbimet e sanitarisë si dhe kontraktimi i ushqimit ne mënyre te ngjashme si institucionet e tjera siç janë: MSH, Policia, FKS, etj. ose te gjej forme tjetër te kontraktimit; kjo sepse ne rast te aplikimit te versionit II, marrja e ushqimit nga shtëpia është e pamundur siç është e shume e vështirë (mos te themi pamundësohet) edhe lëvizja e punëtoreve”, thuhet në vendim.