KEK-u në mesnatë ndal bllokun B2

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se për shkak të problemeve teknike është e detyruar që të bëjë ndaljen e njësisë “B2” të termocentralit “Kosova B”.

Sipas komunikatës së KEK-ut, me këto probleme ata janë duke u ballafaquar që nga orët e pasdites dhe ndalja e këtij blloku do të bëhet në orën 00:00

“Përkundër përpjekjeve maksimale dhe një mobilizimi të përgjithshëm të ekipeve profesionale dhe menaxheriale, jemi të detyruar që në orën 00:00 të aplikojmë ndaljen e njësisë “B2” në mënyrë që të evitojmë pasojat eventuale si rezultat i këtyre problemeve. Sipas analizave teknike në situatën e krijuar është e pashmangshme ndalja e kësaj njësie përkundër përpjekjeve të shumta të ekipeve që janë angazhuar për t’i sanuar këto defekte. Ndryshe, i gjithë stafi teknik dhe profesional janë të mobilizuar që të rregullohen sa me shpejt këto probleme dhe sa më parë të kthehet në prodhim “Blloku B2”, thuhet në komunikatë.