KEK-u ndan 100 mijë euro për Shqipërinë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndarë 100 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik.

Kjo është bërë e ditur nga drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Korporata Energjetikë e Kosovës të martën gjithashtu ka dërguar edhe ekipin e specializuar për intervenime emergjente (kërkim-shpëtim) të cilët po i dalin në ndihmë autoriteteve shqiptare për nxjerrjen e viktimave nga gërmadhat e krijuara pas tërmetit”, thuhet në njoftimin e Thaçit.

Drejtori Menaxhues i KEK, Njazi Thaçi ka bërë të ditur së vendimi për të ndarë 100 mijë euro është marrë më përkrahjen e gjithë menaxhmentit dhe të Bordit të Drejtorëve të KEK-ut.

“Nga mëngjesi i ditës së martë jemi duke i përcjellë me shqetësime ngjarjet në Shqipëri. Ndjejmë keqardhje dhe shprehim ngushëllime më të sinqerta për viktimat”, ka thënë Thaçi.

Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e së martës me magnitud 6.4.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro ndihmë për Shqipërinë.