Foto: Denis Sllovinja / Termocentral , Obiliq , Kek

KEK-u i 'pezullon' projektet kapitale për shkak të pandemisë

Në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës me rishikimin e buxhetit për vitin 2020 është vendosur që përshkak të pandemisë COVID-19 të shtyhen projektet kapitale.

“Në këtë takim, Bordi i Përkohshëm i KEK-ut ka miratuar buxhetin e rishikuar për vitin 2020, i cili rregullon dhe balancon të hyrat dhe shpenzimet për shkak të ndikimeve të ndryshme, me theks të veçantë shtyrjen e projekteve kapitale si pasojë e pandemisë Covid-19”, thuhet në komunikatën për media.

Gjithashtu Bordi ka udhëzuar që të bëhet trajtimi i çështjeve pronësorë përmes një Task Force të Brendshme.

Tutje thuhet se për menaxhimin e punëve ditore në gjendjen e pandemisë COVID-19 është udhëzuar menaxhmenti për aplikimin e punës on-line, përfshirë edhe takimet me palë të treta (Operatorë Ekonomik, Institucione, Palë të interesuara) sipas mundësive.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.