
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
KEK-u hap tender mbi 137 milionë euro për modernizimin e njësisë A3 në 'TC Kosova A'
Korporata Energjetike e Kosovës ka hapur tenderin për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3 në Termocentralin Kosova A.
Ky tender, ka vlerë të parashikuar prej 137 milionë e e 340 mijë euro.
KEK-u këtë tender e ka procesuar si procedurë konkurruese me negociata.
“Bazuar në aplikimet e pranuara, maksimumi 6 kandidatë do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar për këtë kontratë. Nëse më shumë se 6 kandidatë të përshtatshëm plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, pikat e forta dhe të dobëta përkatëse të aplikimeve të këtyre kandidatëve do të rishqyrtohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për procedurën e tenderit. Të vetmit faktorë që do të merren parasysh gjatë këtij riekzaminimi janë – Eksperiencë në zbatimin e projekteve të ngjashme – certifikata referenca. Vlera financiare e punimeve të kryera në bazë të certifikatave referencave” – thuhet mes tjerash në njoftimin për kontratë.
Afati i fundit për pranimin e tenderëve ka qenë 03.03.2025 deri në ora 13:00 kurse njoftimi për kontratë është publikuar më 23.01.2025.
Me një publikim për korrigjimin e këtij njoftimi, KEK-u ka shtyrë afatin për dorëzimin e tenderëve deri më 01.04.2025.
Detajet për këtë procedurë prokurimi mund t’i gjeni në këtë vegëz.