Foto: KEK

KEK-u gëzon punëtorët, u jep nga 200 euro bonus

Korporata Energjetike e Kosovës sot u ka dhënë nga 200 euro bonus punëtorëve të vet.

Drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi, përmes një publikimi në Facebook ka treguar se ky shpërblim është për angazhimin e tyre të madh të tyre.

Sipas drejtorit, punëtorët kanë kaluar parashikimet edhe pse janë përballur me mungesë të thëngjillit dhe procesin e shpronësimeve.

Njazi Thaçi ka thënë se kompania ka pasur 30 % më shumë të hyra sesa në vitin 2018.

“Meritojnë më shumë së kaq, por në mirëkuptim dhe duke pasur parasysh investimet e mëdha që na presin në vitin 2020, kemi vendosur këtë shumë. Falë angazhimit maksimal të të gjithë punëtorëve të KEK-ut, kemi tejkaluar të gjitha parashikimet dhe pavarësisht faktit se ky vit ka qenë shumë me sfidues duke marr parasysh problemet që kemi pasur në fillim të vitit me mungesën e thëngjillit dhe procesin e shpronësimeve. Tejkaluam këto sfida dhe arritëm të kemi një profit prej 23 milionë euro që shënon rekord për 30 % më shumë sesa vitin paraprak. Jam i lumtur dhe krenar që bashkërisht arritëm të jemi shembulli më i mirë në Kosovë për rezultatet e punës dhe performancën e jashtëzakonshme. I jam mirënjohës secilit nga ju që keni treguar përkushtim maksimal për të arritur objektivat. Duke qenë kështu kemi arritur siguri në të hyra, paga të sigurta, siguri në prodhim dhe mbi të gjitha po japim kontributin më të madh për buxhetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.