Foto: Denis Sllovinja /Termocentral , Obiliq , Kek

KEK reagon lidhur me kontratën për riparim të kaldajës në njësinë A5

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj raportimeve lidhur me kontratën për riparimin e kaldajës në njësinë A5  të termocentralit Kosova A.

Në reagim thuhet se kontrata është ndërprerë më 20 mars  2023 dhe KEK nuk ka pasur asnjë shpenzim financiar meqë asnjë pagese nuk është realizuar.

“Kontrata për “Riparimin emergjent të kaldajës në Bllokun A5”, është nënshkruar ne fund të muajit janar të këtij viti, por që e njëjta është ndërprerë më dt. 20.03. 2023 pasi që operatori ekonomik ka dështuar t’i plotësojë kushtet kontraktuale sipas kontratës se nënshkruar (dorëzimin e garancionit financiar për ekzekutimin e punëve)”- thuhet në reagim.

Tutje thuhet se KEK nuk ka pasur asnjë shpenzim financiar meqë asnjë pagese nuk është realizuar në favor të operatorit.

KEK kanë thënë se janë të hapur të ofrojë informata rreth statusit të kësaj kontrate dhe ecurisë se përgjithshme rreth riparimeve të njësisë A5.

“Prandaj për të shmangur mundësinë e dezinformimit te opinionit gjate raportimeve, KEK-u sugjeron te gjitha mediat dhe palët e interesuara që të kërkojnë informata/sqarime zyrtare”- thuhet tutje në reagim.

Kontrata në vlerë 3 milionë e 495 euro ishte nënshkruar me Grupin e Operatorëve “Litwin SA & Bujar B. Shala B.I.”.

Përpjekja për remontin e Njësisë A5 kishte filluar që nga gushti i 2022. Tenderi me procedurë të hapur për remont kapital të njësisë A5, i shpallur në fund të muajit gusht kishte dështuar pasi nuk kishte pasur ofertues andaj tenderi i dytë ishte hapur me procedurë të negociuar.

Për remontin e njësisë A5, KEK-u ka zhvilluar procedurën e negociuar me disa operatorë. Blloku A5 i termocentralit “Kosova A” ka kapacitet prej 210 megavatë për orë.

KEK gjatë vitit 2022 ka hapur dy tenderë për remontin kapital të këtij blloku i cili është jashtë funksionit por që vetëm më hapjen e tenderit me procedurë të negociuar ka arritur të nënshkruajë kontratë.

Nënshkruhet kontrata rreth 3.5 milionë euro për riparimin e kaldajës së bllokut A5