Tymi dhe avulli qe lirohet nga tymtaret e KEK, 06.12.2018

KEK: Punëtori që u grabit mbrëmë nuk është i yni

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka deklaruar se mbrëmë është sulmuar një zyrtar i ndërmarrjes Kosova Thëngjilli, që merret me shitjen e thëngjillit, e që operon në hyrje të Termocentralit Kosova A.

“Në lidhje me këtë ngjarje janë lajmëruar organet e rendit të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin. Prandaj, ky sulm nuk kishte të bëjë me TC-Kosova A apo me punëtorë të KEK-ut”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për grabitjen e armatosur, për të cilën Policia njoftoi se mbrëmë rreth orës 18:00, kanë pranuar raportim nga një punëtor lidhur me grabitjen.

Ndërkaq, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për grabitjen në fjalë.

“Viktima ka informuar se dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve i kanë grabitur para të gatshme, dy telefona mobil dhe dy kartela të bankës”, thuhet në raport.

Sipas PK-së, viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Grabitje me armë në termocentralin Kosova A , sulmohet punëtori