Ilustrim
KEK: Njësia B2 Kthehet në funksionim, është në gjendje të qëndrueshme
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se pas ndaljes dyditore të Njësisë B2, ka përfunduar me sukses inspektimi teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve (rrjedhjeve të ujit) në kaldaj.
KEK tha se njësia B2, dje më datë 07.12.2024, në orën 01:48, është sinkronizuar me rrjetin energjetik dhe gjendja e saj është stabile.
“Kjo ndalje ishte e nevojshme për të siguruar që njësia të funksionojë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike” – u tha në njoftim.
Tutje u shtua se është e rëndësishme se KEK-u tashmë operon me dy njësi (A-3 dhe A-4) në termocentralin Kosova A, si dhe me dy njësi (B-1 dhe B-2) në termocentralin Kosova B.
KEK-u theksoi se si “prodhuesi më i madh i energjisë elektrike, vazhdon të jetë faktor kyç në stabilitetin e sektorit të energjisë dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.”