KEK ndau rreth 10 mijë euro për llaptopë

Ndërmarrja publike Korporata Energjetike e Kosovës, ka publikuar thirrjen për kontratë për blerjen e 8 llaptopëve. KEK ka ndarë rreth 10 mijë euro për të realizuar këtë blerje apo mbi 1,200 euro për një të tillë.

Korporata Energjetike e Kosovës, ka iniciuar aktiviteti e prokurimit për blerjen e llap tepëve për nevojat e saj.

Për këtë qëllim, KEK ka parashikuar të nënshkruar kontratë në vlerë deri 9,999 euro.

Sipas njoftimi për kontratë, është paraparë të blihen 8 llaptopë.

Vlera e parashikuar për kontratë në raport me numri llaptopëve të cilët janë planifikuar të blihen, i bie 1,249 euro për një të tillë.

Për këtë aktivitet të prokurimit u përdor procedura e koutimit të çmimit për kriter për dhënie të kontratë çmimi më i ulët.