Foto: Denis Sllovinja /Termocentral , Obiliq , Kek

KEK hap konkurs për 171 vende pune

Korporata Energjetike e Kosovës ka hapur konkurs për 171 vende pune.

Sipas konkursit, KEK po kërkon 20 teknikë të xehetarisë, 60 teknikë të makinerisë, 30 teknikë të elektroenergjetikës, 7 teknikë të ndërtimtarisë, 13 teknikë të kimisë, 13 saldues.

Po ashtu, KEK-u kërkon 8 metalgëdhendës dhe 20 manipulues të shiritave transportues.

Kandidatët mund të aplikojnë deri më 28 shtator.

Për kushtet, kriteret dhe kualifikimet e kërkuara për këto pozita kandidatët mund të mësojnë këtu.