KEDS vendos 8 trafo të reja në rajonin e Drenicës

KEDS ka njoftuar se ka vendosur 8 trafo të reja në rajonin e Drenicës.

Projekti ka përfshirë Klinën e Epërme, të Mesme dhe Klinën e Ulët të Skenderajt. Sipas njoftimit për media, investimi kap shifrën e afër gjysmë milioni euro.

“Fshati, i ndarë në tri pjesë, ka një shtrirje të hapur dhe shtëpitë janë larg njëra -tjetrës. Ekipet e KEDS-it në fshat kanë energjizuar 8 trafo të reja, investim i kompanisë, si dhe ka rikonstruktuar një trafo ekzistuese. Gjithashtu, gjatë punimeve, ekipet e KEDS-it kanë vendosur 400 shtylla betoni të tensionit të ulët dhe afër 50 shtylla të  tensionit të mesëm dhe kanë shtrirë kabllo nëntokësore dhe ajrore të tensionit të tensionit të ulët dhe të mesëm”, thuhet në komunikatën për media të KEDS.

“Në Klinë të Mesme KEDS ka ndërtuar tri trafo te reja me kapacitet 250kVA dhe dy të tjera me fuqi 160kVA dhe një trafo me fuqi 250kVA është rikonstruktuar. Në Klinë të Epërme ka vendosur një trafo me fuqi 100 kVA, ndërsa në Kllinë të Ulët është rikonstruktuar një trafo me kapacitet 630kVA”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas KEDS, investimet po vazhdojnë dhe tashmë KEDS ka rregulluar tensionin dhe infrastrukturën energjetike për shumë vendbanime në gjithë Kosovën.