Foto: KALLXO.com

KEDS: Stabilizohet situata me energji, ndalen kufizimet

Kompania për Distribuimin e energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se pas rikthimit të bllokut B2 dhe A3 është stabilizuar situata me furnizim të energjisë elektrike.

“Stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike pas rikthimit të bllokut B2 dhe A3. Njoftojmë konsumatorët se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike me hyrjen në prodhim të bllokut B2 dhe A3, pasi që gjendja është stabilizuar për momentin”- thuhet në njoftim.

KEDS tutje bënë thirrje që pavarësisht këtij stabilizimi të kursehet energjia elektrike.

“Pavarësisht kësaj, kursimi është i domosdoshëm! Prandaj, ftojmë konsumatorët t’i bashkohen thirrjes sonë për kursim të energjisë sepse çdo kilovat është i rëndësishëm të kursehet duke marrë parasysh krizën energjetike që ka kapluar gjithë botën”- shton më tej KEDS në njoftim.

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka përfunduar remonti në njësinë prodhuese B-2 dhe është duke prodhuar rrymë rreth 260MW/h.

Tutje, në njoftim potencohet se është sanuar edhe rrjedhja e ujit në njësinë A-3

Kthehet në funksion blloku B-2, kjo njësi prodhon rreth 260 megavatë në orë