KEDS premton furnizim stabil me energji për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore

Viktor Buzhala, zëdhënësi i KEDS-it ka thënë se furnizimi me energji elektrike në komunat ku po mbahen zgjedhjet, Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut është stabil.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Buzhala ka thënë se ekipet e KEDS-it janë në teren dhe të mobilizuar.

“Ne jemi të mobilizuar, ekipet janë të gatshme në teren që gjithmonë me ndërhy në kohën më të shpejtë të mundshme. Gjithçka është në rregull, gjithçka është duke shku sipas parashikimit tonë. Sigurisht, nëse ka të papritura ne jemi të mobilizuar për të ndërhy, përndryshe furnizimi është stabil”, ka thënë Buzhala.

Në komunën e Podujevës numri i votuesve, sipas KQZ-së, është 87 mijë 381, të cilët janë të shpërndarë në 45 qendra të votimit me gjithsej 115 vendvotime.

Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut numri i qytetarëve me të drejtë vote është 23 mijë e 313 të cilët janë të shpërndarë në 7 qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime