(Arkiv)

KEDS po ndërton nënstacion në Zhur të Prizrenit

KEDS është duke ndërtuar një nënstacione 35kV hyrje të Zhurit të Prizrenit. Sipas KEDS ky nënstacion ka kapacitete për të furnizuar mbi 15 mijë konsumatorë të asaj ane.

Nënstacioni 35kV do të ketë edhe kapacitete të dyfishuara, pasi nga një trafo, do të bëhen dy të tilla gjigante. Ato parashihet të jenë të mjaftueshme për të përballuar secilën kërkesë për energji elektrike në atë pjesë.

Sipas KEDS nënstacioni i ri do të ndikojë direkt në zvogëlimin e avarive, do të mundësojë operim të sigurt me pajisjet energjetike të nënstacionit dhe do të krijojë mundësinë e sigurt në operim.

Linja 35 kV e Zhurit ka qenë një ndër daljet më problematike të KEDS, mirëpo me investimet e reja konsumatorëve tanë atje do tu ofrohet siguri në furnizim të qëndrueshëm.

Para 2 vjetësh kompania kishte dyfishuar kapacitetet e linjës 35kV nga Zhuri në Dragash, duke rregulluar njëherë e mirë një nga pjesët më problematike, komplet në terren të thyer malor.