KEDS paralajmëron rregullimin e shtyllës për të cilën 'kërcënoi' Labi

Sot gjatë ditës, përmes një videoje në Facebook, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, tha se po pret intervenimin e KEDS-it për rregullimin e një shtylle elektrike në rrugën “Elbasani” në Ferizaj.

Sipas Tahirit, nëse KEDS nuk intervenon në rregullimin e asaj shtylle, e cila mund të jetë rrezik për ata që kalojnë andej pari, do të intervenoj vetë për ta rregulluar.

Por, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka paralajmëruar rregullimin e saj.

“E ndërrojmë gjatë këtyre ditëve”, është përgjigjur shkurt Buzhala për KALLXO.com.

Labinot Tahiri kërkon nga KEDS ta ndërrojë shtyllën elektrike ose do ta ndërrojë ai vetë

 

www.kallxo.com