KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në rajonin e Prishtinës e Ferizajt

 

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike(KEDS) ka njoftuar se me datën 24 korrik si pasojë e disa punimeve në rrjet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Rajonin e Prishtinës e Ferizajt, sipas orarit më poshtë:

Rajoni i Prishtinës

Punime në projekte investive

1.

Në  TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

LP 10kV J25 Mati 1 me (kod: 19000025) nga ora 09:00 deri 21:00

Vendet: TS “EURO STIL”SH.P.K.Shefqet Kabashi, Bujar Hasani”BTP HOLDING”Sh.P.K., “3B Projekti”sh.p.k, NP”Krapi -com”-Faik Krapi, “Morina -IB”, HPK”Premium Construction”, SHPK”Lirimi&ACL”-Hyesn Haxhaj, Abakos 1 dhe Arti group, Rojal shpk. Arbër Kryeziu, Valon Vataj”KAWA GROUP”SH.P.K.

Arsyeja:  Punimi i lidhëseve dhe energjizimi i kabllove të reja.

2.

Në  NS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:

LP 10kV Gllobari me (kod: 16100028) nga ora 09:00 deri 11:00

Vendet: Gllobar, Terrstenik dhe Vërbovc.

Arsyeja:  Energjizimi i kabllove të reja në stabilimentin shperndares për dalje të Gllobarit.

 

 

3.

Në  NS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:

LP 10kV Qikatova me (kod: 16100011) nga ora 09:00 deri 11:00

Vendet: Çikatovë, Gllanasellë dhe Dobroshec.

Arsyeja:  Energjizimi i kabllove të reja në stabilimentin shpërndarës për dalje të Gllobarit.

Rajoni i Ferizajt

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS  Kisha Katolike II  me (kod: 40000033209) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: rr. Rexhep Bislimi, rr. Hasan Prishtina, Pylltaria, rr. e Varoshit dhe Kisha Katolike.

Arsyeja: Montimi i TS 1600kVA .