KEDS njofton për punime të planifikuara në Fushë Kosovë

 

Në Fushë Kosovë në kuadër të projektit investues, kanë filluar të energjizohen daljet e reja, dhe për zhvillimin e këtyre punimeve është ndërprerë energjia elektrike në një pjesë të Fushë Kosovës.

“Rikujtojmë se informatat në detaje për punime të planifikuara për të gjithë vendin i gjeni në webfaqe të KEDS 24-48 orë paraprakisht ➡️ http://outage.keds-energy.com/Main.aspx?lan=al . Njëkohësisht kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët duke sqaruar se punimet nuk mund të realizohen nën tension prandaj është e pashmangshme ndërprerja e energjisë elektrike”, njofton KEDS.