Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KEDS njofton për punime në rrjetin elektrik, disa zona do të mbesin pa rrymë 

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë punime në rrjetin elektrik. Për pasojë  do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. 

Në Rajonin e Prishtinës, sipas KEDS, të shtunë më 10 shtator, punime do të ketë në në stacionin TS 35/10 kV në Besi, ku do të kenë ndërprerje dalja 10 kV  në Prugovci  prej orës 10:00 deri në ora 15:00. Punime  do të ketë edhe në TS 110/35/10 kV- Palaj do të ndërprehet dalja 10 kV – Prelluzha  nga ora 10:00 deri 15:00 dhe  në NS 35/10 [kV] Parku i Biznesit, ku do të ndërprehet dalja 10 kV Llapushniku nga ora 09:00 deri 14:00.Punim janë planifikuar edhe në TS 35/20kV Prishtina I ku do të ketë ndërprerje të energjisë dalja 10 kV  Fushë-Kosova prej orës 12:00 deri në ora 16:00. 

Edhe në Rajonin e Pjesë KEDS ka paralajmëru punime në rrejtin elekretik. Për nesër 10 shtator sipas KEEDS punime dhe nërprerje të energjisë elektrike do të ketë në TS 110/10 kV Istog, ndërprerje të energjisë do të ketë në daljën  10 kV Vrellë prej ores 10:00 deri 15:00 dhe për shkat të punimeve në TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet dalja 10 kV Lumbardhi prej orës 09:00  deri ne ora 14:00.  

KEDS ka njoftuar se punime në rrjet do të këtë edhe në Rajonin e Prizrenit. Sipas njoftimi, të shtunën, më 10 shtator, për shkak të punimeve nga TS 35/10  kV  Pirana do të ndërprehet Dalja 10 kV Hasi 2   prej ores 10:00 deri në ora 15:00 dhe nga  NS 110/10 kV Theranda do të ndërprehet TR 1 – (J01) dhe TR2 – (J26) dhe pa tension mbesin 18 dalje 10kV prej orës 11:00  deri ne ora 15:00. Ndërsa, të dielën më 11 shtator, për shkak të punime nga palët e treta nga NS 110/10 [kV]  Prizreni 3 do të ndërprehet LP 10(kV) Malsia e re nga 10:00 deri 10:30.  

Rajonin e Ferizajt nesër (10 shtator) për shkak të punimeve nga NS 35/10 [kV] Kaçaniku do të ndërprehet dalja 10[kV] Kaçaniku i Vjetër prej orës  09:00 deri 14:00. 

KEDS ka bërë të ditur se punime do të ketë edhe në Rajonin e Gjakovës. Për shkatë punimeve nesër (e shtunë) nga Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet dalja 10 kV Dalja Erenikut prej orës 10:00 deri në ora 15:00. ndërsa të dielën, më 11 shtator, për shkak të punimeve nga NS 35/10 [kV] Gjakova 1 do të ndërprehet në LP 10(kV) Cërmjani  – SSH Zhabel nga ora 08:30 deri 18:00 dhe pa tension disa trafostacione.  

Punime dhe në rrjetin elektrik KEDS ka njoftuar se do të ketë edhe në Rajonin e Gjilanit. Të shtunën, 10 shtator për shkak të punimeve nga NS 110/10 [kV] Gjilani 5 do të ndërprehet dalja 10 [kV] Bresalci ( prej orës 10:00  deri në ora 15:00 dhe ga TS 35/10 kV Gjilani II do të ndërprehet dalja 10 kV Morava e Binçës  prej orës 09:00  deri ne ora 14:00. Ndërsa, të dielën për shkak të punimeve nga S 35/10 kV Gjilan 3 do të ndërprehet dalja 10 kV Thertorja  prej orës 09:00 deri në ora 14:00.