Foto: KEDS

KEDS njofton për prishje në rajonin e Lipjanit

Kompania për Distribuimin e Energjisë në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se një pjesë e daljes së Sllovisë dhe një pjesë të daljes së Konjuhit në Lipjan, ka aktualisht prishje.

Përmes një komunikate, KEDS-i ka thënë se të dy daljet janë nëntokësore, për çka nevojet prerja e asfaltit.

“Fatkeqësisht, Komuna e Lipjanit nuk po jep leje që ato të sanohen, duke bërë që mbi 3 mijë konsumatorë të mbesin pa energji elektrike. KEDS është i gatshëm të intervenojë dhe ti sanojë ato në momentin që të merr lejet përkatëse” – thuhet në komunikatë.

Sipas KEDS-it, për të mos lënë konsumatorët pa energji, e kishte transferuar furnizimin e tyre në dy dalje të tjera.

“Por, për shkak që komuna nuk dha leje kohë të gjatë, kjo ka bërë që të mbingarkohet edhe dalja e Sllovisë, duke u shkaktuar prishje edhe aty. Tash, komuna nuk po jep leje për asnjërën që të sanohet” – thuhet në njoftimin e KEDS-it.