KEDS njofton për ndërprerje emergjente të rrymës në disa pjesë të Prishtinës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se do të realizojnë ndërprerje emergjente për siguri të sistemit në intervalin kohor 11:00 – 13:00.

Sipas njoftimit, brenda këtij intervali kohor do të afektohen: Kodra e Trimave, Rr.Abedin rexha (një pjesë), rr. Bedri Bajrami, rr. Haxhi Zeka (një pjesë), rr. Mentor Ratkoceri, rr. Xhella Hajda, Çamëria 3, Xhemajl Ibishi (1,3), Abedin Rexha, Fusha e Pajtimit 2, Shkolla e Gjelbër dhe Hasan Brahimi, Pompat e Ujësjellsit, rr. Carraleva, rr. Gjon Sereqi, rr.Verrat e Llukës, rr. Kamer Loshi, Xhamia e Llapit I, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Sh.F. Emin Duraku, Spitali i Mushkërive I, Bardh Humolli- N.N.P. B&F Shpk, Hashim Deshishku-Deshishku Constraction.

KEDS kërkon mirësisht nga konsumatorët e asaj ane që pas rikthimit të energjisë të mundohen ta shfrytëzojnë energjinë elektrike sa më racionalisht dhe aty ku munden ta kursejnë atë.

Kosova po përballet me krizë energjike. Autoritetet kanë miratuar masat emergjente për energji.

Krahas kësaj, Qeveria e Kosovës ka njoftuar të martën, më 4 janar, se institucionet kompetente do të angazhohen që të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave, pasi dyshohet se pajisjet me të cilat prodhohen ato shkaktojnë konsum të lartë të energjisë elektrike.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës