KEDS kërkon kursimin e energjisë, tregon masat që duhet marrë
19.8.2022 - 21:23
Kompania për distriuimin e energjisë elektrike, KEDS u ka bërë thirrje konsumatorëve shtëpiak që të kursejnë konsumin energjisë elektrike.
Përmes një njoftimi në Facebook, KEDS thotë se me kursimin u ndihmohet konsumatorëve të grupeve të ndjeshme që të kenë energjinë në kohën e duhur.
Sipas KEDS këto janë masat që konsumatorët shtëpiak duhet t’i ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike:
- Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi.
- Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçent si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.
- Kujdesi në ngrohësin e ujit (bojlerin) dhe kohën kur ai përdoret. Potencialisht zëvendësimi i tij me ngrohës diellor.
- Përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut).
- Ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat.
Ditëve të fundit vendi është duke u përballur me reduktimet të energjisë elektrike.