KEDS e zë një kompani të taksive në Prishtinë duke e keqpërdorur energjinë elektrike
Kompania KEDS ka njoftuar se e ka zbuluar një kompani të taksive në Prishtinë, që dyshohet se ka qenë duke keqpërdorur rrymën për të mbushur veturat e saja elektrike.
Përmes një njoftimi, KEDS ka thënë se ekipet e kontrollit kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi.
Sipas tyre, dëmi i shkaktuar është mbi 40 mijë euro.
“Dëmi financiar që i është shkaktuar KEDS-it është i madh, duke u përllogaritur në 40,568.26 euro, shumë të cilën kompania e taksive obligohet ta rikthejë menjëherë si pjesë e rikthimit të humbjeve. KEDS-i ka intensifikuar kontrollet për të luftuar keqpërdorimin e energjisë elektrike në mbarë Kosovën, duke u angazhuar fuqishëm në parandalimin e këtij fenomeni të dëmshëm për të gjithë” – thuhet në njoftimin e KEDS-it.