KEDS do investojë 16 milionë euro në Prishtinë më 2020

Drejtori i KEDS-it, Alper Erbas, bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë inspektuar investimet dhe punimet e KEDS-it në kryeqytet ku u fol edhe për investimin që do bëjë KEDS këtë vit.
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka përmendur tri qëllimet kryesore nga ky investim ku përfshohet futja e kabllove nën tokë.

1.Kabllot në shtylla do të futen nën tokë në pjesën më të madhe të qytetit në gypa nëntokësorë ku duhet të vendosen edhe kabllot e rrjetit kabllovik dhe internetit. Shtyllat do përdoren vetëm për ndriçim.
2. Gati në çdo shtëpi, biznes do të investohet në furniznim alternativ. Nga gjithsejë 120 mijë orë rrymë, 95 mijë do të kenë edhe furnizim alternativ. Pra , kur prishet diçka në rrjetin primar që e furnizon shtëpinë tuaj dhe ndalet rryma brenda pak minutash do të lëshohet rryma nga furnizimi tjetër deri të sanohet gjendja.
3. Kabllot kV zëvendësohen me 20 kV për të siguruar sigurim stabil dhe zvogëlim të humbjeve në rrjet.

Sipas Ahmetit pas këtij investimi Prishtina do rregullojë pjesën më të madhe të problemeve të rrymës për 30 vitet e ardhshme.