Komisioni Europian

KE: Kosova duhet ndryshojë politikën për mbrojtjen e të drejtave të romëve, ashkalive e egjiptianëve

Komisioni Evropian në raportin për Kosovën 2021 ka gjetur, sa i përket të drejtave themelore të njeriut, se është i neviojshëm shqyrtimi i politikave dhe legjislacionit në fuqi për pakicat.

Sipas KE autoritetet e Kosovës ende po varen nga udhëzimi dhe mbështetja e donatorëve për këto çështje.

Sipas raportit, Kosova duhet të garantojë në mënyrë efektive të drejtat e personave që i përkasin pakicave përfshirë romët dhe ashkalitë si dhe personat e zhvendosur.

Po ashtu Kosova duhet të bëjë më shumë për të çuar përpara mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.