KE dhe Austria shpërndajnë në Shqipëri 145,000 doza të vaksinës Pfizer

Komisioni Evropian dhe Austria pritet të shpallin sot përfundimin e marrëveshjeve për shpërndarjen e vaksinave Covid-19 për Ballkanin Perëndimor.

651,000 dozat BioNTech / Pfizer (nga të cilat Shqipëria do të marrë 145,000) financohen nga Komisioni Evropian dhe do të ndahen me ndihmën e Austrisë.

Shpërndarja e parë për gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor pritet në maj, me dorëzime të rregullta që do të vazhdojnë deri në gusht. oranews