Llogo e KDI-së, Foto: Facebook
KDI: Tre vitet e fundit janë dhënë 1 miliardë euro për ndërtimin e rrugëve dhe rrjeteve të kanalizimit
Instituti Demokratik i Kosovës, sot në Ditën Ndërkombëtare të Ambientit ka treguar vlerat e kontratave të cilat janë ndarë këto tre vite për rrugët, kanalizimin dhe trajtimin e ujërave të ndotur.
Sipas këtij reagimi të bërë në uebfaqen zyrtare të KDI- së në facebook, thuhet se nga viti 2017 deri në vitin 2019 për ndërtimin e ujrave të zeza janë ndarë 326 kontrata në vlerë prej 43 milionë euro, ndërsa vetëm tetë janë ndarë për trajtimin e ujërave të ndotura në vlerë prej 2.2 milionë euro.
Të gjitha këto kapin vlerën e 1 miliardë euro, për tre vite.
“Gjatë 2017-2019 në Kosovë janë dhënë 326 kontrata për ndërtim të kanalizimeve në vlerë prej 43 milionë euro, ndërsa janë dhënë vetëm 8 kontrata për trajtim të ujërave të ndotura në vlerë prej 2.2 milionë euro, pavarësisht se buxheti për impiante- trajtim të ujërave të ndotura për 2018-2019 ishte mbi 32 milionë euro”, thuhet në njoftim.
Sipas AMMK, ndotja e lumenjve të Kosovës është si pasoj e rrjetit të kanalizimeve, thuhet tutje në reagim.
KDI inkurajonë institucionet publike që të përkushtohen seriozisht në mbrojtje të mjedisit, si dhe të përditësohen ligjet dhe strategjit nacionale për të mbrojtur mjedisin.
Gjithashtu, në këtë reagim është paraqitur edhe një dokumentarë “Lumenjtë e zi të Kosovës”