KDI: Shumica parlamentare e brishtë ndikoi në punën e Kuvendit

Instituti Demokratik i Kosovës ka prezantuar gjetjet nga monitorimi i punës së Kuvendit gjatë sesionit pranveror 2020.

Eugen Cakolli nga KDI tha se përgjatë sesionit pranveror janë mbajtur 24 seanca plenare, ku 5 prej tyre nuk kanë arritur të përmbyllen për shkak të mungesës së kuorumit.

Sipas raportit  komisionet parlamentare kanë mbajtur 145 mbledhje, 10 në mënyrë virtuale dhe vetëm një dëgjim publik. Ndërkaq, mbledhjet virtuale ishin të mbyllura për publikun

Cakolli tha se edhe pse Kuvendi nuk ka arritur ta miratojë u planin e punës, bazuar në planin legjislatv të qeverisë si dhe projektligjet e iniciuara nga vetë deputetët, agjenda legjislative e Kuvendit për këtë vit përfshinë 138 projektligje, nga të cilat vetëm 10 projektligje janë miratuar.

“87 për qind e projektligjeve nuk janë janë procedu fare në Kuvend nga ana e qeverisë”, tha ai.

Sa u përket pyetjeve parlamentare Cakolli tha se Lëvizja Vetëvendosje kryeson në pyetjet parlamentare.

“Janë parashtru 71 pyetje parlamentare. 50 për qind i ka parashtru LVV, PDK 23 pyetje, AAK 10 pyetje, LDK 6, Grupi 6 plus vetëm 1 pyetje”, tha ai.

Cakolli tregoi se dialogu Kosovë Serbi është diskutuar në 11 seanca ndërsa si pikë e rendit të ditës ka qenë në 6 seanca parlamentare.

Sa i përket shpenzimeve Cakolli tha se gjatë kësaj periudhe janë realizuar 16 udhëtime jashtë vendit.

“Kuvendi ka miratu vetëm raportin financiar për raportin tre mujor të këtij viti 16 udhëtime jashtë vendit rreth 12 mijë euro shpenzime ose 900 euro për secilin udhëtim”, tha Cakolli.

Sipas tij, në javën e dytë të shtatorit pritet të fillojë sesioni vjeshtor dhe sipas tij është vështirë të përmbushet agjenda.

“Pritet të kemi rënje të përmbushjes së agjendës legjislative”, tha ai.

Raportin e plotë të KDI-së mbi punën e Kuvendit mund ta gjeni këtu.