KDI: Në tremujorin e parë 2020 deputetët shpenzuan rreth 12 mijë euro në udhëtime

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës ka prezantuar gjetjet nga monitorimi i punës së Kuvedit për sesionin pranveror 2020.

Cakolli tha se sa i përket transparencës financiare, për periudhën raportuese, Kuvendi ka miratuar dhe publikuar vetëm raportin financiar për tre mujorin e parë të këtij viti.

Sipas tij për 16 udhëtime deputetët kanë shpenzuar rreth 12 mijë euro.

“Në bazë të këtij raporti, deputetët kanë realizuar vetëm 16 udhëtime jashtë vendit me rreth 12 mijë euro shpenzime. Ky numër i vogël i udhëtimeve vjen për shkak të situatës me pandeminë që i ka pezulluar edhe aktivitetet në fushën e diplomacisë parlamentare”, tha ai.

Cakolli, tha se përgjatë sesionit pranveror janë mbajtur 24 seanca plenare, ku 5 prej tyre nuk kanë arritur të përmbyllen për shkak të mungeës së kuorumit.

“Nga 24 seancat, ishin 13 seanca plenare, 7 seanca të jashtëzakonshme dhe 4 solemne”, tha ai.

Cakolli tha se edhe pse Kuvendi nuk ka arritur ta miratojë u planin e punës, bazuar në planin legjislatv të qeverisë si dhe projektligjet e iniciuara nga vetë deputetët, agjenda legjislative e Kuvendit për këtë vit përfshinë 138 projektligje, nga të cilat vetëm 10 projektligje janë miratuar.

“87 për qind e projektligjeve nuk janë janë procedu fare në Kuvend nga ana e qeverisë”, tha ai.

KDI: Shumica parlamentare e brishtë ndikoi në punën e Kuvendit