Foto: KDI

KDI: Kosova me nivelin më të lartë të korrupsionit në sektorin e mbrojtës dhe sigurisë

Instituti Demokratik i Kosovës ka prezantuar sot një raport në lidhje me të gjeturat e indeksit të integritetit në sektorin e mbrojtjes të realizuar nga Transparency International Defense and Security.

Numri i shteteve që janë matur në këtë raport është 86.

Këto shtete janë matur në fuqinë e masave të tyre mbrojtëse kundër korrupsionit në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Shteti i Kosovës që u bë pjesë e këtij vlerësimi në vitin 2020.

Diana Metushi Krasniqi nga KDI thotë së Kosova ka marrë 42-pikë nga 100 të mundshme, e kjo do të thotë që korrupsioni është në nivel të lartë.

Po ashtu edhe Shqipëria dhe Serbia janë vlerësuar me korrupsion të lartë në këtë sektor.

Raportin për Kosovën e gjeni në këtë Link.