KDI kërkon nga Vetëvendosje formim sa më të shpejtë të Qeverisë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë për formimin e Qeverisë se re.

“Duke qenë se kanë kaluar 100 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve, proces ky i zhvilluar në përputhje me standardet demokratike dhe me rezultate të pranuara dhe legjitime, KDI-ja kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti politik fitues i zgjedhjeve, të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në marrjen e detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore”, thuhet në komunikatën për media të  KDI-së.

Sipas KDI-së, secila vonesë në materializimin e vullnetit politik dhe besimit të qytetarëve, do të ndikojë negativisht në adresimin e çështjeve që kërkojnë trajtim të menjëhershëm, siç janë miratimi i buxhetit, sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik.

KALLXO.com ka raportuar sot se edhe ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Ëilliam Ëalker ka këshilluar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Nga zgjedhjet e 6 tetorit, partia e parë ka dal Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga LDK.

Por që ende nuk është funksionalizuar qeveria e re, pavarësisht takimeve të vazhdueshme mes këtyre dy partive për harmonizimin e programit qeverisës.

Walker në Vetëvendosje: Ngutuni bëjeni qeverinë

.