Gratë duke punuar në Kooperativën Bujqësore Krusha
KB Krusha: Deklaratat e ministrit Peci ndaj Fahrije Hotit, tendencioze dhe të pabaza
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, të cilat sipas tyre kanë të bëjnë me akuzat e ministrit ndaj udhëheqëses së KB Krusha, Fahrije Hotit.
“Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë”- thuhet në reagimin e tyre, sot më 23.11.2024.
Të njëjtit theksojnë se kanë vërejtur përpjekje për ta politizuar këtë situatë duke bërë që, siç thonë ata, t’a lidhin me ngjyrime partiake, për çka thonë se është e papranueshme.
Tutje, “KB Krusha”, kanë bërë thirrje mediave që të marrin pjesë në konferencë shtypi në të cilën thonë se do të paraqsesin “fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga ministri Peci”.
Kooperatova Bujqësore “Krusha”, njofton se konferenca do të mbahet më 25.11.2024 në orën 11:00 në sallën e konferencave të “KB Krusha”.
Kooperativa Bujqësore “Krusha”, më 17.12.2024, përmes një reagimi ka shprehur zhgënjimin në lidhje me refuzimin për marrjen e një granti nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila udhëhiqet nga ministri Faton Peci.
Ky reagim erdhi pas raportimeve se vëllai i deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, kishte përfituar 100 mijë euro grant në këtë thirrje.
Në një përgjigje për Kallxo.com, Ministria e Bujqësisë ka dhënë sqarime se përse ishte refuzuar kërkesa e Kooperativës Bujqësore ‘Krusha’ në thirrjen për grante të vitit 2023.
Sipas, Agjencisë për Zhvillim e Bujqësisë në kuadër të kësaj ministrie, thuhet se në në aplikim nuk është bashkangjitur edhe projekti ideor për investimin konkret si dhe nuk është përshkruar procesi teknologjik i prodhimit.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shpërthyer në akuza ndaj opozitës, pasi ditëve të fundit u raportua në media se vëllau i deputetes së Vetëvendojes, Fitore Pacolli, Blerimi, ka fituar një grant nga ministria që e drejton vetë ai.
Grantet e Ministrisë së Bujqësisë dhe “shpërthimi” i ministrit Faton Peci
Ndaj akuzave të opozitës dhe raportimit të mediave, reagoi në Facebook edhe vetë deputetja Fitore Pacolli, duke paralajmëruar padi në gjykatë.
Kooperative “Krusha” udhëhiqet nga gratë, burrat e të cilave janë vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Biznesi i tyre zhvillohet nga fshati Krushë e Madhe në komunën e Rahovecit. Pas raportimeve se Ministria e Bujqësisë shpërbleu vëllain e deputetes Fitore Pacolli, më 15.11.2024 ministri Faton Peci reagoi duke thënë se ai “nuk vlerëson, nuk favorizon, nuk diskriminon”, si dhe “nuk vendos se kush fiton e kush refuzohet në programin e granteve”. Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se pas këtij pretendimi të LDK-së dhe partive tjera opozitare, Ministria e Bujqësisë do të ndajë të gjithë individët përfitues të granteve që kanë mandat dhe funksion politik