Ilustrim - Policia në aksion

Kaubojët e Prishtinës në kohë virusi të dehur gjuajnë me armë

Një përleshje fizike që eskaloi në të shtëna me armë në Prishtinë ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit të datës 8 prill.

Policia ka njoftuar se katër të dyshuar të cilët ishin nën ndikim të alkoolit, fillimisht kishin pasur mosmarrëveshje mes veti dhe sulme fizike mes tyre, ku edhe ishin dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Njëri nga të dyshuarit, kishte sulmuar edhe policinë, po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga te dyshuarit, janë gjetur disa gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit, pasi intervistimit të dyshuarit janë burgosur.

Qëndrimi në grupe dhe organizimi i ndejave është i ndaluar me vendim të Qeverisë së Kosovës. Pas orës 17 00 lëvizja në rrugë është e ndaluar për shkak të virusit COVID19.