Katundi i Salih Zybës e votoi LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit me 203 mijë e 052 vota apo 25.49 për qind.

Në komunën e Suharekës që udhëhiqet nga Bali Muharremaj i AAK-së, Vetëvendosje u radhit si forca e katërt në këtë komunë me vetëm 4 mijë e 333 vota apo 16.71 për qind.

Njëri nga kandidatët për deputet nga Lëvizja vetëvendosje në Suharekë është Salih Zyba.

Ai në fshatin e tij të lindjes, në Bukosh të Suharekës nuk arriti që t’i marrë shumicën e votave. Vetëvendosje në këtë fshat mori vetëm 98 vota, apo 32.03 për qind.

Më shumë vota në fshatin e Sali Zybës mori LDK. Partia e Isa Mustafës mori 112 vota.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare u mbajtën më 6 tetor.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje me 203 mijë e 052 vota apo 25.49 përqind. Ndërsa, LDK doli e dyta me 197 mijë e 702 vota apo 24.82 përqind të votave. Në këtë rezultat nuk janë numëruar votat e diasporës votat me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta.